Peja

FOTO – Rrugët e Pejës të zbrazura nën masat e lëvizjes së kufizuar

Qytetarët e Komunës së Pejës janë duke e respektuar vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë.

Të rrallë janë qytetarët të cilët sot mund të shihen duke lëvizur nëpër rrugë.

Në rrugët e qytetit nuk shihet as forca të shtuara të Policisë. Në kohën kur ekipi i KALLXO.com ka lëvizur nëpër qytet, asnjë pjesëtar i Policisë nuk është vërejtur në qendër e as në hyrje të qytetit nga Prishtina.

Mbrëmë Qeveria e Kosovës mori vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë orës 10 deri në orën 16:00 dhe pas orës 20:00 deri në orën 06:00.

Vendimi erdhi pasi në Kosovë është duke u rritur numri i të prekurve me coronavirus.

Aktualisht në Kosovë të prekur me këtë sëmundje ngjitëse janë 61 qytetarë.

Vendimi i qeverisë është konsideruar si kundër kushtetues nga Presidenti dhe partitë opozitare.

Peja. Foto: Kallxo.com
Peja. Foto: Kallxo.com
Peja. Foto: Kallxo.com
Peja. Foto: Kallxo.com
Peja. Foto: Kallxo.com
Peja. Foto: Kallxo.com