FOTO - Mbeturina të shumta në rrugën 'Isa Kastrati' në Prishtinë

Mbeturina të shumta, të hedhura jashtë kontejnerëve dhe në rrugë po i japin një pamje të shëmtuar kryeqytetit.

Pamje të mbeturinave jashtë kontejnerëve të stërmbushur, janë parë gjatë ditë së sotme edhe në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Edhe më herët, KALLXO.com ka raportuar për pamje të Prishtinës së “fëlliqur” nga mbeturinat, me kontejnerë të vjetruar e me pastrim “shkel e shko” të hapësirës rreth tyre.

Hedhja e mbeturinave në Kosovë në vende joadekuate është e dënueshme.