FOTO: Disa deputetë marrin pjesë në varrimin e Sami Thaqit

Në mesin e shumë zyrtarëve policor dhe qytetarëve në ceremoninë e varrimit të policit të rënë, Sami Thaqi, po marrin pjesë edhe deputetë të disa partive.

Në këtë ceremoni janë parë të ulur kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, Anton Quni nga LDK, Kadri Kryeziu nga PDK dhe Rexhep Selimi nga LVV.

KALLXO.com është duke raportuar live nga ceremonia e cila po mbahet në varrezat e fshatit Shkarashnik ne Komunën e Malishevës.

LIVECeremonia e varrimit të policit Sami Thaqi

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 29 janvier 2020

 

Një natë më parë, në fshatin Zhur të Prizrenit, është vrarë zyrtari policor Sami Thaqi, si dhe  dy pjesëtarë të tjerë të policisë dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar nga incidenti gjatë bastisjes së një shtëpie.

Shpërthimi që rezultoi fatal për Sami Thaqin ka ndodhur në shtëpinë e Iran Badallit, në fshatin Zhur të Prizrenit.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Sami Thaqit dhe nga 10 mijë për dy të lënduarit.