FOTO: Bërlloku mbulon trotuarin te 'Rruga B' në Prishtinë

Në një pamje jo të mirë ka hasur një qytetar teksa po kalonte te “Rruga B” në Prishtinë.

Trotuari është mbushur me qese të mbeturinave.

Raportuesi ka dërguar edhe disa fotografi në redaksinë e KALLXO.com.

Në pamje shihet se mbeturinat jashtë qeseve po e vështirësojnë edhe qarkullimin.

Në këtë pjesë, shihet se nuk ka të vendosura as shporta të mbeturinave.

Këto janë fotografitë që kanë arritur në KALLXO.com

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.