FOTO: Aksion i Policisë në Veri, kërkohet një person i zhdukur më 2014

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në afërsi të Leposaviqit në kërkim të një personi, i cili është raportuar i zhdukur qysh në vitin 2014.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zv.drejtori i Policisë në Veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Dje kemi arrestuar dy persona të dyshuar dhe jemi në fazën e hetimeve ku aty dyshohet së gjendet edhe trupi i viktimës”, tha Hoti për KALLXO.com.

KALLXO.com sjell fotot nga vendi ku Policia po i bën hetimet afër Leposaviqit.