FOTO- Aksident trafiku në Fushë-Kosovë

Një aksident ka ndodhur sonte në Fushë-Kosovë, në afërsi të pompës së derivateve “Hib Petrol”.

Një qytetar ka dërguar fotografi në KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

Nga pamjet shihet një veturë e dëmtuar si pasojë e aksidentit.

Njësitë e Policisë janë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me këtë rast KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata të veturave.