Foto: Agim Veliu mbërrin në Kuvend, pritet të bëhet ministër

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka hyrë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Dje është raportuar se Veliu është propozuar të jetë Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë Kurti.

Në Kuvendin e Kosovës, sot pritet të votohet Qeveria e re.

KALLXO.com ka raportuar se nëse Agim Veliu emërohet ministër, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për ta zgjedhur kryetarin e ri.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com