Foto: Zyra e Presidencës së Ukrainës

Forcat ruse marrin kontrollin e një baze ajrore në Kiev

Trupat ajrore ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit Antonov, i cili është rreth 25 milje larg qendrës së Kievit, raportoi të enjten gazetari i CCN, Matthew Chance.

“Ata na kanë lejuar të hyjmë dhe të jemi me ta ndërsa mbrojnë perimetrin e kësaj baze ajrore, ku trupat me helikopterë në orët e hershme e mëngjesit për të kryer një fluturim në mënyrë që të mundësojmë që më shumë trupa të futen brenda” , raportoi ai. “Trupat kanë një shirit portokalli dhe të zi në krahun e uniformave të tyre për t’u markuar si forca ruse”, shtoi Chance.

Komandanti i njësisë i tha CNN se kishte një luftime, me sa duket me ushtrinë ukrainase, e cila thotë se po organizon një kundërofensivë për të provuar të rimarrë këtë aeroport.

“Ne dëgjojmë disa aroplanë … Ka një shtëllungë tymi të zi, tym gri, tym kafe, që del nga brenda kompleksit të bazës së ajrit. Mendoj se ka avion në qiell mbi ne.”/CNN