Presidenti i Ukrainës,

FMN: Lufta në Ukrainë do të ketë ‘ndikim të rëndë në ekonominë globale’

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha të shtunën se do ta shqyrtojë kërkesën e Ukrainës për 1.4 miliardë dollarë financim emergjent në bordin e tij ekzekutiv në fillim të kësaj jave.

Vendet me lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë janë gjithashtu në rrezik për mungesë dhe ndërprerje të furnizimit, shtoi FMN. Ajo është në bisedime me Moldavinë fqinje për opsionet e ndihmës.

“Lufta e vazhdueshme dhe sanksionet e lidhura me to do të kenë gjithashtu një ndikim të rëndë në ekonominë globale”, kanë thënë nga FMN.

Pas një takimi të premten të udhëhequr nga Drejtoresha Menaxhuese, Kristalina Georgieva, FMN tha se do të ketë pasoja të rënda ekonomike në rajon.

Çmimet e energjisë dhe grurit janë rritur, duke i shtuar efektet e inflacionit nga pandemia dhe ndërprerjet globale të zinxhirit të furnizimit.

“Goditjet e çmimeve do të kenë një ndikim në mbarë botën, veçanërisht në familjet e varfra për të cilat ushqimi dhe karburantet janë një përqindje më e lartë e shpenzimeve”, tha FMN në një deklaratë.

“Nëse konflikti përshkallëzohet, dëmi ekonomik do të ishte edhe më shkatërrues.”

FMN tha se efektet e sanksioneve ndaj Rusisë do të përhapen edhe në vende të tjera.

Autoritetet monetare në mbarë botën do të duhet ta monitorojnë me kujdes rritjen e çmimeve në vendet e tyre, thonë nga FMN duke shtuar se dhe duhet të zbatohen politika për t’i mbrojtur familjet ekonomikisht të cenueshme.

Ukraina, aeroportet e së cilës janë dëmtuar dhe tani janë mbyllur, do të përballet me kosto të konsiderueshme rindërtimi, sipas FMN. Organizata tha në fillim të kësaj jave se vendi ka 2.2 miliardë dollarë në dispozicion nga tani deri në qershor nga një marrëveshje gatishmërie e miratuar më parë./CNN