Figuronte si i zhdukur e i kërkuar nga gjykata, Policia në Merdare ndalon të dyshuarin

Në pikën e kalimit kufitar në Merdare, Policia e Kosovës ka një person të dyshuar, i cili gjatë verifikimit ka rezultuar si person i kërkuar nga gjykata ndërsa kohë më parë ishte raportuar edhe si person i zhdukur.

Ngjarja ka ndodhur më 16.02.2024 në 11:30h.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se i dyshuari i është dorëzuar hetimeve rajonale Prishtinë.

Aty u njoftua se i njëjti është intervistuar nga hetuesit policor, e më pas me vendim të prokurorit ai është liruar.