Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Ferizaj, qytetari raporton në Polici se nga shtëpia iu vodhën stoli ari, para e pushkë gjuetie

Një person nga fshati Dardani të Ferizajt, ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të dyshuar dhe të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij.

Sipas raportit policor, të dyshuarit kishin demoluar shtëpinë e ankuesit dhe kanë vjedhur stoli ari, para dhe një pushkë gjuetie.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

Rasti ka ndodhur më 21 maj rreth orës 13:15.