Ilustrim

Federata Sindikale e Shëndetësisë dhe Qeveria arrijnë marrëveshje për pagesat shtesë për punëtorët shëndetësorë

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK), kanë arritur marrëveshje  për pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, në sistemin primar, sekondar dhe terciar, deri në fund të vitit 2020, bazuar në ligjin AntiCovid.

Sipas kësaj marrëveshje, mjekët do të marrin 250 euro në muaj, infermierët – 150 euro në muaj, stafi mbështetës – 100 euro në muaj.

Këto pagesa do të jenë prej muajit shtator e deri në muajin dhjetor të këtij viti.

Në komunikatën e kryeministrisë thuhet që kKryeministri Hoti është zotuar se Qeveria në afat shumë të shkurtër kohor do të kryej edhe pagesat shtesë për stafin mbështesë, për muajit korrik dhe gusht të këtij viti.