Komuna e Prishtines, Foto: Atdhe Mulla.

Familjet do të subvencionohen me 70 euro për regjistrim të fëmijëve në kopshtet private

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar subvencionimin e familjeve në vlerë prej 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private.

Sipas vendimit, subvencionimi do të vlejë vetëm për familjet të cilat kanë të ardhura më pak se 500 euro në muaj.

Subvencionimi do të jetë në vlerë prej 100 mijë euro në vit nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë së Arsimit.

Gjithashtu, subvencionimi i familjeve do të bëhet në bazë të Thirrjes Publike ku përzgjedhjen në bazë të kritereve do të bëjë një komision i themeluar nga kryetari i kryeqytetit.

Ky vendim hynë në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në Zyrën e protokollit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe 7 ditë pas publikimit në gjuhët zyrtare në ueb-faqen e Komunës.