Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Endrit Shala: Nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt politik

Endrit Shala, nga Nisma, e ka përfunduar takimin me u. d. të Presidenten Vjosa Osmani dhe ka thënë se kanë biseduar lidhur me dakordimin për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Shala gjithashtu ka bërë me dije se nuk kanë vija të kuqe për asnjë subjekt.

Shala ka thënë se ka kërkuar që fillimisht të votohet buxheti për vitin 2012 në mënyrë që mos të ketë bllokim institucional.

“Më qëllimin që të mos ta bllokojmë vendin kërkuam që ta votojmë buxhetin për vitin 2021 që të mos jemi para mundësisë së bllokimit institucional”, tha ai.

Sa u përket zgjedhjeve Shala tha se në momentin kur aktgjykimi të sillet në formën përfundimtare zgjedhjet duhet të mbahen brenda 40 dite.

Shala tha se nuk kanë vija të kuqe për askënd.

“Nuk kemi vija të kuqe për askë”, tha ai.

Ndërsa partneri i koalicionit nga radhët e AKR-së kanë hyrë në takim ndaras nga NISMA.