Foto: Elbert Krasniqi/Facebook

Elbert Krasniqi viziton familjet e komunitetit egjiptian të cilave u janë ndërtuar shtëpitë

Në manifestimin e Ditës memoriale të komunitetit egjiptian, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar familjet nga ky komunitet, të cilat ishin përfituese të programit për ndërtimin e shtëpive.

“Familjet Bajramaj, Shaqiri, Ganaj nga komuna e Istogut dhe familjet Lani, Abazaj, Litaj nga komuna e Klinës, janë disa nga familjet të cilat i kemi ndihmuar” – ka shkruar Krasniqi në Facebook më 22.06.2024.

Ai ka treguar se po ashtu është takuar me bashkëpuntorë dhe aktivistë nga Istogu dhe Klina.

“Jetesa e bazuar në mirëqenie dhe barazi është prioritet i IRDK-së, dhe si e tillë tashmë është integruar në prioritetet qeveritare” – ka përfunuar ministri Krasniqi.