'EL CLASICO' ndeshja kryesore e vikendit

Të dielën duke filluar nga ora 21:00 adhuruesit e futbollit do të kenë mundësinë që të përcjellin ndeshjen më kryesore të këtij vikendi.

Në Santiago Bernabeu, Real Madrid në super formë, pret ekipin e Xavi Hernandez që momentalisht po kalon në një formë të mirë, pasi që në 11 ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje. Barcelona në këtë takim vjen pas fitores ndaj Galatasaray në kuadër të Ligës së Evropës dhe kualifikimit për më tutje.

Momentalisht Real Madrid gjendet në pozitën e parë me 66 pikë të grumbulluara ndërsa Barcelona gjendet në pozitën e tretë me 51 pikë të grumbulluara.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në mes të këtyre dy ekipeve, fitore shënoi Real Madrid me rezultat 3:2 që u zhvillua në Camp Nou. Po ashtu edhe në ndeshjen e parë të këtij edicioni Real Madrid mposhti Barcelonën me rezultat 2:1.

Në pesë takimet e fundit të gjitha ndeshjet janë të fituara nga Real Madrid.

Në këtë ndeshje ekipi mandrilien nuk pritet të ketë mungesë të ndonjë lojtari pos Mendit, ndërsa për Barcelonën pritet të mungojnë Fati, Roberto, Umtiti, ndërsa diskutabile mbetet edhe paraqitja e Dest.