LALIGA një dekadë në Artmotion - Rivaliteti i El Clasico-s vazhdon deri në 2031!

Artmotion, ofruesi kryesor i shërbimeve televizive dhe transmetimit të përmbajtjeve sportive, ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e Marrëveshjes ekskluzive me LALIGA, për periudhën 2026-2031 në Republikën e Kosovës.

Ky partneritet i rëndësishëm siguron që abonentët e Artmotion të vazhdojnë të kenë qasje ekskluzive në të gjitha ndeshjet e Kampionatit të njohur spanjoll, për pesë vjetët e ardhshme.

Në kuadër të kësaj Marrëveshjeje, Artmotion do të vazhdojë të sjellë ndeshjet e LALIGA-s për tifozët e futbollit, duke u ofruar atyre mundësinë të përjetojnë një nga ligat më të mira të futbollit në botë përmes platformës së saj ekskluzive. Për më tepër, Artmotion është e përkushtuar të ofrojë një përvojë shikimi të përmirësuar dhe inovative – duke e bërë futbollin spanjoll më të aksesueshëm për një audiencë më të gjerë dhe më të angazhuar.

Ky partneritet i zgjatur forcon më tej lidhjen e Artmotion me entuziastët e futbollit, duke ofruar përmbajtje sportive premium dhe duke prezantuar mundësi të reja për tifozët që të zhyten në lojë.

Përveç LALIGA-s, Artmotion ofron mbi 40 liga sportive me një gamë të gjerë të përmbajtjeve, duke përfshirë UEFA Champions League, Europa League, Conference League, Serie A, Bundesliga, Ligue 1, Coppa Italia, NBA, Formula 1, MotoGP, UFC, Wimbledon, Superligën e Kosovës në Futboll dhe Kampionatin e basketbollit të FBK-së. Artmotion siguron që abonentët të mos humbasin asnjë moment të rëndësishëm sportiv.

Artmotion mbetet e përkushtuar të sjellë përmbajtje të pasur dhe cilësore për të gjithë dashamirët e sportit në Kosovë – duke vazhduar të jetë destinacioni kryesor për përvojën më të mirë sportive.