“El Clasico”, Reali dyfishon epërsinë

Real Madridi e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Barcelonës në El Clasicon që po luhet në kuadër të javës së nëntë në La Liga.

Pasi Karim Benzema shënoi në minutën e 12-të, tani ka ardhur edhe goli i dytë për Los Blancos.

Ishte minuta e 35-të, kur Ferland Mendy doli në ndërtimin e aksionit.

Por, finalizuesi i këtij aksioni ishte Federico Valverde, që realizoi jashtë zonës së rreptësisë për 2-0. /Telegrafi/