Forcat RENEA - Foto: Facebook/PoliciaeShtetit

Ekstradohet në Shqipëri i dyshauri për vrasjen në vitin 1993

Një person i dyshuar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika në Tiranë.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë për një vrasje që ka kryer në vitin 1993 në Greqi.

“Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Departamentit të Polcisië Kriminale dhe autoriteteve policore në Belgjikë u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimi e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit, nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet policore në Belgjikë, është bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Muhamet Belba, 51 vjeçar.

Sipas policisë, Muhamet Belba, me 17 shkurt të vitit 1993 në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”.