Pamje nga Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Edhe një parti kundër miratimit në parim të Kodit Civil

Pas AAK-së edhe një tjetër parti ka dalë kundër miratimit në parim të Kodit Civil. Bëhet fjalë për partinë turke KDTP.

Përmes një njoftimi në rrjetin social KDTP-ja është shprehur se ky është një opinion kundër vlerave të shenjta dhe fetare të shoqërisë sonë dhe nuk i përket vlerave, kulturës, traditave dhe zakoneve tona familjare.

“Qëndrimi i Partisë sonë në lidhje me këtë nen është një mendim i shoqërisë sonë kundër vlerave tona të shenjta e fetare, nuk i përket vlerave, kulturës, traditave dhe traditave tona familjare, do të jetë në drejtim të ligjit që ky nen të mos jetë të njohura në bazën ligjore. Si parti, informojmë publikun se ligji për këtë çështje nuk do të mbështetet dhe se deputetët tanë do ta votojnë kundër. “ thuhet në reagimin e partisë turke KDTP.

Po ashtu sot gjatë ditës lidhur me këtë temë ka pasur reagime edhe nga krerët e Prirësve fetarë në Kosovë dhe nga deputetja Duda Balje.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në seancë plenare nga ora 10:00, në të cilën mes tjerash në rend dite është edhe shqyrtimi në parim i Projektkodit civil të Republikës së Kosovës.

Në këtë Projektkod një referencë ka të bëjë me rregullimin e martesës mes gjinisë së njëjtë me një ligj tjetër të veçantë.