Edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së ftohet nga prokurorët e Hagës për intervistim

Hysni Gucati nga Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së ka njoftuar se Eset Ujkani është i ftuar i rradhës nga ana e Gjykatës Speciale.

Në njoftimin e Gucatit nuk bëhet e ditur se në çfarë cilësie është ftuar Ujkani.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Eset Ujkani, Eseti si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardhë”, ka njoftuar Gucati.

Ditën e djeshme nga Gjykata Speciale është ftuar për intervistim si i dyshuar edhe deputeti i AAK-së, Haxhi Shala.

Në anën tjetër, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kërkuar ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të Gjykatës Speciale.

Thaçi kërkon ndryshime kushtetuese për mandatin e Gjykatës Speciale