Ilustrim

Edhe një i arrestuar për tentim vrasjen në Pejë

Policia e Pejës ka arrestuar edhe një të dyshuar lidhur me rastin e tentim vrasjes dhe rrahjes që ka ndodhur mbrëmjen e 22 dhjetorit në një lokal në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Lidhur me këtë rast Policia dje kishte njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar.

“Me datë 06.01.2022, pas një pune intensive të hetueseve të Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari i tretë për rastin “ Vrasje në tentative” dhe “pjesëmarrje në rrahje””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Më 22 dhjetor 2021 rreth orës 22:00, Policia ishte informuar për një rast i cili kishte ndodhur në një lokal në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Policia menjëherë kishte dalë ne vendin e ngjarjes, aty është informuar se katër persona të lënduar nga mjetet e mprehta janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa njëri nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë.

Të dyshuarit e rastit kishin ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur.

Por, më 3 janar ishin arrestuar dy të dyshuar.