Dyshohet se u vetëvra një 31-vjeçare, policia nis hetimet

Një grua dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri dje në Obiliq.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti.

“Dje rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit nga QKMF në Obiliq. Personi i lënduar, femër 31 vjeç më pas është transportuar në QKUK, ku dhe është konstatuar vdekja e saj”- tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, bazuar në hetimet preliminare,  përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

“Mbështetur në hetimet preliminare,  përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”- ka njoftuar Ahmeti.