Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohet se theu derën e shkollës në Shtime, 15-vjeçari shoqërohet në Polici

Një 15-vjeçar është shoqëruar më 04.03.2024 në stacionin policor pasi dyshohet për një rast të dëmtimit të pronës.

Policia njofton se më 19.02.2024 rreth orës 18:05h ka pranuar një informacion se në fshatin Vojnovc të Shtimes ishte thyer dera e hyrjes së shkollës “Lasgush Poradeci”.

Sipas komunikatës, hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kujdestar i kishin nisur hetimet dhe pas një pune hetimore kanë arritur që të identifikojnë një person të moshës 15-vjeçare, të cilin më 04.03.2024 e kanë shoqëruar në stacionin e Policisë.

Policia thotë se në prani të prindit të tij dhe avokatit mbrojtës, i mituri është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Rasti është cilësuar si dëmtim prone.