Qendra e Azilit, Lipjan. 01 Prill 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Dyshohet se sulmoi dy persona në qendrën e azilit, arrestohet shtetasi i huaj

Një person është arrestuar të shtunën, pak pas mesnatës në Lipjan nën dyshimin se ka sulmuar dy persona.

Policia ka njoftuar me anë të raportit ditor se i njëjti po dyshohet se në qendrën e azilit në Magure kishte sulmuar me mjet të fortë dy shtetas të huaj.

Dy të sulmuarit kanë pësuar edhe lëndime trupore ndërsa kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të këtij të fundit i dyshuari, shtetas i huaj i cili po qëndronte në qendrën e azilit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.