
Dyshohet se një person u lëndua si pasojë e zjarrit në një lokal të kryeqytetit
29.3.2025 - 19:28
Një person dyshohet se është lënduar si pasojë e një zjarri në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, më 29.03.2025.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Sipas Ahmetit, rasti ka ndodhur rreth orës 17:30.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe Policia. Zjarri është lokalizuar raportohet për një person të lënduar” – ka thënë Ahmeti, më 29.03.2025.