Dyshohet për thyerje të xhamave të një objekti fetar në Istog, nisin hetimet

Prokuroria e Pejës ka autorizuar Policinë të nisë hetimet lidhur me dyshimet për thyerje të xhamave të kishës ortodokse në Istog.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se nga ana e Prokurorisë është autorizuar Policia e Kosovës që t’i marrë veprimet e nevojshme për identifikimin e personit apo personave që dyshohet që janë inkriminuar në këtë vepër penale.

“Prokuroria e Pejës ka autorizuar Policinë që t’i marrë veprimet e nevojshme për identifikimin e personit apo personave që dyshohet që janë inkriminuar në këtë vepër penale dhe me pas të veprojë sipas ligjit dhe autorizimeve të Prokurorit të Shtetit” – ka thënë Nikçi.

E gjithë ngjarja Nikçi tha se është iniciuar rast për veprën penale – asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.