Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dyshohet për kanosjen e një polici në Ferizaj

Një zyrtar policor në Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur nga një person i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur më 07.03.2024 në 15:22h, pas disa veprimeve ligjore që kishte marrë zyrtari gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ndaj personit të dyshuar.

Sipas raportit 24-orësh policor, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.