Foto: Ilustrim

Dyshimet për ryshfet, arrestohet doganieri në Vërmicë

Dogana e Kosovës njofton se një zyrtar i saj është arrestuar pas pranimit të një informate se i njëjti dyshohet se në pikë kalimin e Vermicës e ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke pranuar mito.

“Zyrtarët e Hetimeve të  Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë arrestuar zyrtarin Doganor dhe e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Sipas njoftimit, bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat penale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 te Kodit Penal te Kosovës.