Dyshimet për parregullsi, IPK thotë se do ta hetoj konkursin e gradimit për rreshter të policisë

Inspektorati Policor i Kosovës do të hetoj pretendimet për parregullsi në konkursin për rreshter në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, IPK pritet që të formoj ekipe për të hetuar pretendimet e ngritura në publik.

“Hetuesit e IPK-së fillimisht kanë analizuar dhe verifikuar informacionet fillestare për parregullsi në proces. Gjithashtu Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj ka marrë vendim për krijimin e një ekipe të përbashkët inspektuese-hetuese për të hetuar dhe inspektuar tërë procesin e gradimit nga momenti i shpalljes deri në fazën aktuale” – thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka hapur një konkurs për gradimin e zyrtarëve të Policisë në gradën e rreshterit kurse më 04.05.2024 është mbajtur testi me shkrim për këtë konkurs.

Sipas njoftimit, Inspektorati Policor i Kosovës pranuar disa ankesa dhe  informacione nga burime të ndryshme për mbarëvajtjen e procesit të këtij konkursi me pretendime për shkelje të ndryshme.

IPK varësisht nga të gjeturat do të ndërmerr veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore.

Konkursi për gradën e rreshterit në Polici, nga afër 2 mijë aplikues do të gradohen vetëm 350 policë