Dyshime për tentim vrasje, arrestohen tre persona në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona në Pejë, të cilët dyshohet sekanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi.

Sipas policisë, dyshohet se tre personat kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës, i cili ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të ikë.

Por, të dyshuarit prapë kanë shtënë me armë në drejtim të tij, por se nuk e kanë qëlluar.

Policia thotë se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja 7.62mm si dhe në veturë vërehet një vrimë në gomë, që dyshohet nga arma.

Policia thotë se me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.