Dyshime për marrje ryshfeti, 8 efektivëve të aeroportit të Rinasit u caktohet masa e sigurisë

Prokuroria në Tiranë ka caktuar masën e sigurisë për 8 efektivë të aeroportit të Rinasit dhe një personi tjetër pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për të kaluar qytetarët drejt vendeve të Bashkimit Europian, raporton Top Channel.

Këta efektivë në aeroportin e Rinasit sipas prokurorisë dyshohet se në këmbim të lejimit të kalimit kanë marrë nga qytetarët nga 50 deri në 500 euro për kalimin e tyre në shtetet e BE-së.

Siç raporton Top Channel si fillim në pranga ka rënë Eneo Sulejmanaj, për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Pas sekuestrimit të celularit të tij, Prokuroria arriti të zbardhte të gjithë skemën ku ishin të impikuar punonjësit e Rinasit.

Nga bisedat e zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sistemin TIMS, rezulton se ai kontaktonte me Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.

Eneo Sulejmanaj ka në pronësi një Agjenci Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjenci për shitje biletash”.

Sulejmanaj mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Briken Tereziu të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjenci, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së.

Pasi këta persona verifikohen jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë Briken Tereziu jep udhëzime mbi itinerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Be-së.

Top Channel raportoi se për këto arsye, u kërkua në Gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshme Tiranë dhe u miratua caktimi i masave të sigurisë si më poshtë:

– Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”; Masa e sigurisë “arrest ne burg”

-Eneo Sulejmanaj, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Masa e sigurisë “arrest në burg”.

– Sokol Xhika, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, Masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

– Ermal Mesi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, masa e sigurisë “arrest në shtëpi” .

– Ylli Prenci, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur ne policinë gjyqësore”.

– Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”; Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur ne policinë gjyqësore”.

– Enkis Aliaj, , me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.

– Argil Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.