Shkup, Foto: EPA

Dy viktima dhe 125 raste të reja me coronavirus në Maqedoni të Veriut

Ministria e shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar  se në 24 orët e fundit janë bërë 1,085 teste, ndërsa janë regjistruar 125 raste të reja me Covid-19.

Në Shkup-46, Kumanovë-19, Shtip-17, Prilep-1, Tetovë-16, Strugë-7, Velës-3, Manasit-1, Ohër-5, Gostivar-6, Koçani-1, Delçevë-1 dhe Negotinë-2.

Në Institutin për shëndet publik janë regjistruar 8 pacientë të shëruar, ndërsa kanë vdekur 2 persona./Rtv 21