Foto: Ilustrim

Dy të mitura arrestohen, dyshohen se e kanosën bashkëmoshataren, e incizuan dhe e shpërndanë videon

Janë arrestuar dy vajza të mitura nga Prizreni pasi të njëjtat dyshohet se kanë kërcënuar një vajzë tjetër të mitur me mjetë të mprehtë, thikë.

Sipas Policisë së Kosovës të dyshuarat kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrejte sociale.

Tutje është njoftuar se ngjarja ka ndodhur para 8 dite, më 18 janar të këtij viti, rreth orës 12:45.

“Janë arrestuar dy të dyshuara, të mitura pasi që me një mjet të mprehtë, thikë kanë kanosur viktimën- e mitur. Të dyshuarat kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale”, ka thënë Policia.

Sipas raportit të Policisë më vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.