Dy të lënduar nga aksidenti në afërsi të Qendrës së Studentëve

Dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore nga një aksident i cili ka ndodhur para pak minutave në afërsi të Qendrës së Studentëve më saktësisht në semaforë.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj ka thënë për KALLXO.com se dy të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:00 në afërsi të Qendrës së Studnetëve ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Në këtë asident dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dëguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësitit iTrafikut Rajonal”, tha Ahmeti- Haziraj për KALLXO.com.

KALLXO.com raportoi në lidhje me këtë aksident i cili kishte ndodhur ndërsa të përfshira ishin dy vetura.

Njësitet policore dhe ato të emergjencës kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu ky aksident ka shkaktuar trafik në komunikacion.

Aksident afër Mensës së Studentëve