Foto: KALLXO.com Ilustrim

Dy të arrestuar në Drenas për bixhoz të paligjshëm

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar për organizim të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.

Të dyshuarit janë arrestuar pasditen e djeshme brenda një lokali në Drenas.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në lokal, të dyshuarit janë hasur duke u zhvilluar aktivitete të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshëm.

Po ashtu në këtë lokal policia ka konfiskuar pesë aparate të lojërave të fatit, dhe 1 mijë e 171 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.