Ilustrim

Dy raste të kontrabandës me mallra në 24 orët e fundit

Dy raste  të kontrabandës me mallra janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Rastet janë shënuar në Kaçanik dhe në Stublin.

Në Kaçanik, Policia e Kosovës njofton se njësiti policor ka ndaluar kamionin me targa vendore që drejtohej nga një person i dyshuar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte njëzet e tre kafshë (deshë) për të cilët nuk posedonte dokumentacion përkatës.

Tutje, në raportin policor thuhet se gjithashtu është ndalur edhe një veturë me targa vendore, me ç’rast drejtuesi dyshohet se e ndihmonte në kontrabandë të dyshuarin e parë.

Rasti sipas Policisë procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në rastin e dytë, në Stublin Policia e Kosovës njofton se njësiti policor ka ndaluar një furgon me targa të huaja që drejtohej nga një shtetas i Serbisë me bashkë-udhëtarin gjithashtu shtetas i Serbisë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit është vërejtur se transportonin: nëntë biçikleta, gjashtë thasë tekstil dhe gjësende tjera për të cilët nuk posedonin dokumentacion përkatës.

Në raportin policor bëhet e ditur se, automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.