Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dy ekspozita hapen në Sheshin ‘Zahir Pajziti’ nga Agjencia Shtetërore e Arkivave

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka hapur sot në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, dy ekspozita me fotografi, ekspozitën: “Vullkani” i Republikës dhe ekspozitën: “70 vjet arkiv”.

Këto ekspozita janë hapur në kuadër të 40 vjetorit të demonstratave të viti 1981 dhe 70 vjetorit të themelimit të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), që dikur njihej si Arkivi i Kosovës.

Ekspozitat, të cilat përmbajnë fotografi me momente më të rëndësishme të Demonstratave të ’81-ës dhe dokumente të ekzistimit të Arkivit të Kosovës do të qëndrojnë të hapura për një ditë në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Qëllimi i hapjes së këtyre ekspozitave, sipas drejtuesve të ASHAK-së, është që kalimtarët e rasti të njihen me dy prej ngjarjeve më të rëndësishme të Kosovës.

“Ne e kemi pa të arsyeshme që sot me një qëndrim një ditor t’i hapim këto ekspozita për t`iu dhënë rastin qytetarëve që të shikojnë copëza të Demonstratave të 1981 dhe në të njëjtën kohë të shohin edhe evoluimit e institucionit që është kompetent për ruajtjen e trashëgimisë së Shtetit të Kosovës-Arkivit të Prishtinës, në 70-të vjetorin e themelimit”, ka thënë Bedri Zyberaj, drejtor i ASHAK-së.

Drejtori i ASHAK-ut, Bedri Zyberaj. Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com