Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nis vaksinimi nga ekipet mobile në sheshin e Prishtinës (FOTO)

Ka nisur vaksinimi i qytetarëve në sheshin “Zahir Pajazitit” në Prishtinë. Në tendën e vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ekipet mobile do ta japin këtë shërbim nga ora 10:00 deri 17:30.

Po ashtu, aty është edhe një ambulancë në rast të ndonjë urgjence.

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Ndërkohë, bëhet e ditur se një praktikë e tillë do vijojë edhe nëpër qytetet e  tjera.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com