Drenas – Zhduket 14 vjeçari

Një 14 vjeçar është larguar nga shtëpia e tij në fshatin Nekovc të Drenasit të premten pasdite dhe nuk është kthyer ende.

Babai i tij ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës.

“Më datë 25.09.2020 rreth orës 17:31 ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar në polici se djali i tij i moshës 14 vjeç që nga data e lartcekur është larguar prej shtëpisë dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Sipas ankuesit djali i tij nuk qëndron mirë me shëndet dhe përdorë terapi qetësuese”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.