Drenas, burri arrestohet se rrahu gruan

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Drenas.

Sipas policisë një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari është arrestuar dhe sipas njoftimit është liruar pas intervistimit.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.