Drejtori i kompanisë largon nga puna 900 persona përmes ZOOM-it

“Nëse jeni në këtë takim online, ju jeni pjesë e grupit të pafat që po pushohet nga puna”, tha drejtori i Better.com, Vishal Garg.

Drejtori i Better.com, Vishal Garg pushoi 900 punonjës të tij në një takim në ZOOM të mërkurën.

Drejtori indiano-amerikan tha se efikasiteti i tregut, performanca dhe produktiviteti ishin arsyet e largimit masiv nga puna.

“Ky nuk është një lajm që do të dëshironi të dëgjoni… Nëse jeni në këtë takim, ju jeni pjesë e grupit të pafat që po pushohet nga puna. Punësimi juaj këtu ndërpritet menjëherë”, u tha punonjësve të kompanisë së hipotekave gjatë takimit online në ZOOM, sipas CNN.

Punonjësit e pushuar përbënin rreth 9 për qind të fuqisë punëtore të Better.com.

Sipas “Daily Mail”, Garg tha gjatë takimit treminutësh se vendimi për të pushuar 900 punonjës ishte një vendim “sfidues”.

“Kjo është hera e dytë në karrierën time që e bëj këtë dhe nuk dua ta bëj këtë. Herën e fundit që e bëra, qava. Këtë herë shpresoj të jem më i fortë”, tha ai. “Ne po pushojmë nga puna rreth 15% të kompanisë për një sërë arsyesh – tregu, efikasiteti dhe performanca dhe produktiviteti.”

Një zëdhënës i Better.com korrigjoi më vonë shifrën 15 për qind, duke thënë se numri aktual ishte më afër 9 për qind.

Garg thuhet se sulmoi stafin e tij më vonë se ishte “dembel dhe joproduktiv”.

“Ju djema e dini se të paktën 250 nga personat e ndërprerë punonin mesatarisht 2 orë në ditë ndërsa punonin 8 orë + në ditë në sistemin e listës së pagave”, ka shkruar ai në një postim në blog në rrjetin Blind.

Drejtori më vonë konfirmoi për “Fortune” se ai i kishte bërë komentet nën emrin e përdoruesit anonim “i paarsimuar”.