"1500 gra shtatzëna të larguara nga puna në vitin 2021", grafite në formë proteste (FOTO)

“Grave sigurojuni punë, jo subvencion të riprodhimit”, “+1500 gra pa punë, ku është shteti socialdemokrat?”, janë disa nga grafitet e shkruara tek Inspektorati i Punës, Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e Kosovës nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Sipas tyre, largimi nga puna i 1500 grave shtatzëna është alarm për shtypjen e shumëfishtë të tyre që iu bëhët në tregun e punës duke kërkuar masa nga Inspektoriati i Punës.

“Ato në vend të mbrojtjes së punëtoreve/ëve, po rreshtohen në anën e privatnikut. Largimi nga puna i 1500 grave shtatzëna nga puna përgjatë vitit 2021 është veç alarm i cili po tregon për shtypjen e shumëfishtë që grave iu bëhet në tregun e punës. E ky alarm përveç shpërfaqjes së dhunës sistemike ndaj grave, thërret në organizim e revoltë të grave punëtore, me apo pa kontratë pune”, thuhet në komunikatë.