Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit takoi ambasadorin zviceran në Kosovë

Drejtori i ri i Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj, ka pritur sot në takim ambasadorin zviceran në Kosovë, Thomas Kolly.

Siç ka njoftuar AKK, Buleshkaj ka njoftuar ambasadorin Kolly për punët dhe palët e këtij institucioni. Ndërsa tha se është domosdoshmëri luftimi i korrupsionit.

“Shpejtimi i dinamikës së trajtimit të rasteve të korrupsionit është domosdoshmëri në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë”, citohet të ketë thënë Yll Buleshkaj.

Në anën tjetër, ambasadori zviceran në Kosovë, Thomas Kolly, i ofroi mbështetje teknike në realizimin e detyrave të Agjencisë.

Në takimin e drejtorit të AKK-së me ambasadorin zviceran u diskutua gjithashtu edhe mundësia e realizmit të projekteve për bashkëpunim regjional në iniciativa të përbashkëta të shkëmbimit të përvojave në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.