Dragash, zjarri përfshinë një pjesë të pyllit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Brezne, në Dragash një person ka raportuar se zjarri ka përfshirë një pjesë të pyllit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe rojet e pyllit të cilët kanë shuar zjarrin” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar.