Kallashnikov, Ilustrim

Dorëzon armën në polici pasi e intervistuan për një rast tjetër

Një i dyshuar është arrestuar në fshatin Damjan të Gjakovës për armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se i njëjti gjatë intervistimit lidhur me një rast tjetër ka pranuar se posedon armë dhe të njëjtën me një karikator dhe tetë fishek e dorëzon vullnetarisht. Arma ishte e llojit  AK-47.

Me vendim të prokurorit,  i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.