VIDEO - Digjet një veturë në rrugën Prishtinë - Pejë

Një veturë është përfshirë nga flakët para disa minutave në rrugën Prishtinë – Pejë, te vendi që njihet si ‘Kroni i Mbretit’.

Një qytetar ka dërguar një video në adresë të KALLXO.com, ku shihet vetura duke u djegur.

Deri më tani nuk dihet se si është arritë deri tek djegia e veturës, kurse nuk është raportuar ende për të lënduar.