DOKUMENT - Ky është vendimi i qeverisë Haradinaj për shpronësimin e pronave për autostradën “Prishtinë-Pejë”

Në vitin 2019 Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme për ndërtimin e autostradës “Prishtinë-Pejë”.

Sipas vendimit në asaj kohe, Departamenti i Shpronësimit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë brenda dy viteve do të paguante shumë e përcaktuar për shpronësimin e pronave në segmentin Krijevë-Klinë-Zahaq, zonat kadastrale: Zabiq, Zabërgje, Gllarevë, Gjurgjevik, Dresnik, Dollc, Gremnik, Novosellë e Zjamit, Grabnicë, Drenoc, Potërq i Poshtëm, Potërq i Epërm, Komuna Klinë dhe zoat kadatsrale Jabllanicë, Kliqinë, Leshan, Gllaviqicë dhe Ramun të Komunë së Pejës.

Vlera e këtij shpronësimi, sipas ministrit Hekuran Murati kap vlerën e 43 milionë eurove.

Mirëpo, ministri Murati ka pretenduar se në këtë rast ka pasur falsifikim pasi që vlerat e pronave kanë ndryshuar nga ajo çfarë fillimisht i kishte dhënë departamenti i tatimit në pronë dhe asaj që është votuar në qeveri.

Ky ndryshim, sipas të dhënave që i ka prezantuar sot Murati ka kosto 12.4 milionë euro më shumë.

“Pjesë integrale e këtij vendimi është akti i vlerësimit i punuar nga Zyra për Vlerësimin e Pronës së Paluajtshme/Ministria e Financave dhe tabelat përbërëse, pjesë e këtij vendimi në të cilin është përcaktuar shuma e kompensimit për atë pronar apo zotërues  interesi, të drejtat pronësore ose interesat e ligjshme të cilëve iu janë prekur nga procesi i shpronësimit sipas tabelave të shpronësimit, sipas tabelave të vlerësimit “Shkresë përcjellëse e Aktit të Vlerësimit”, Nr.Protokolli 3041/19 datë 20.05.2019”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Ish ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi për KALLXO.com ka thënë se pretendimet e Ministrit të Financave Hekurat Murati për keqpërdorim të 12 milion eurove nuk janë të mundura.

“Nuk mund të jetë kështu. Ka ndodhë kur ka pas projekte, kur propozimi i parë që mundet të bëhet në fillim. Ministria e Infrastrukturës ka mund me kërku me shpronësu prona që kanë mujt me kushtu 30 milion euro dhe ndërkohë gjatë hartimit të projektit apo zbatimit të tij i’u ka dashtë të bëhen shpronësime shtesë”, ka thënë Matoshi.

Sot Ministri i Financave, Hekuran Matoshi në konferencë për media ka thënë se në ndërtimin e autostradës “Prishtinë-Pejë” janë paraparë të paguhen 31 milion euro, ndërsa në vendimin e Qeverisë së Kosovës kjo shumë është rritur për 12 milion euro.

Ministri Murati deklaroi  se deri më tani nuk është kryer asnjë pagesë.

Për këtë ka reaguar edhe Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Sqaroju qytetarëve që auditimi i brendshëm bëhet nga ti dhe punëtorët tuaj, ku shkruani çka ju teket dhe nuk është auditim profesional nga Auditori Gjeneral! Sigurisht që keni nervozë dhe shqetësim nga sondazhet, që tregojnë se e keni marrë tatëpjetën. Fatkeqësisht nga të bëmat tuaja, po e pëson vendi dhe qytetarët”, ka thënë Haradinaj.

 

 

DOKUMENT – Këto janë pronat dhe milionët për të cilat qeveria dyshon se ka pasur keqpërdorime në shpronësim