Digjen kontenjerët me mbeturina në Podujevë, reagon kompania e pastrimit

Kompania Regjionale “Pastrimi”, ka reaguar pasi janë djegur kontenjerët me mbeturina në qytetin e Podujevës.

Kjo kompani me njësi në Podujevë ka kërkuar nga qytetarët të jenë më të përgjegjshëm ndaj veprimeve të tyre.

“Duhet ndalohet dukuria e djegies së kontenjerëve pasi edhe situata pandemike në të cilen ndodhet vendi po bënë të hasim në vështirësi të vazhdueshme në kryerjen e shërbimeve tona. Ftojmë qytetarët të jenë më të përgjegjshëm në veprimet e tyre dhe të i thuhet ‘STOP’’ njëherë e përgjithmonë dukurisë së djegies së kontenjerëve”, thuhet në reagimin ne Facebook.

Kompania i ka ftuar edhe organet e rendit të marrin masa ndaj situatave të tilla.