Foto-ilustrim

Digjen kabllot dhe njehsorët elektrikë në Fushë-Kosovë (VIDEO)

Kabllot elektrike dhe njehsorët janë përfshirë dje nga zjarri në fshatin Bresje të komunës së Fushë-Kosovës, rreth orës 17:30.

Lexuesit e portalit rtv21.tv, kanë dërguar pamje nga momenti i djegies së kabllove elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e KEDS-it dhe zjarrfikësit.

Nuk ka të lënduar nga ky incident.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili tha se ende nuk është përpiluar raporti, por sipas indikacioneve fillestare dyshohet se djegia e kabllove dhe njehsorëve është shkaktuar nga tentimi i rikyçjes ilegale.

Djegia e kabllove elektrike ne Bresje te Fushe Kosoves

Mbreme rreth ores 17:30 ka ndodhur djegia e kabllove elektrike ne Bresje te Fushe Kosoves. Rastin e ka raportuar nje qytetar i asaj ane.Ne vendin e ngjarjes kane dale ekipet e KEDS-it dhe zjarrfikesit. rtv21.tv do t'ju mbaje te informuar per rastin.

Publiée par RTV21 News sur Lundi 11 novembre 2019

Siç tregojnë lexuesit, tash e sa ditë po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Vetëm dje nga mëngjesi e deri në ora 15:00-16:00 nuk kishte energji elektrike./21Media